Bota

Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, reagon Edi Rama: Qazimi, burrë zotëri dhe fjalëpakë!

ndarja nga jeta e ish kryebashkiakut te elbasanit reagon edi rama qazimi burre zoteri dhe fjalepake

































Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Edi Rama Qazim Sejdini

Rama ka reaguar në instagram, teksa ka postuar një fotografi me Qazim Sejdinin, të cilin e ka cilësuar si “Elbasanli të mençur dhe fjalëpakë”.

Sipas Ramës, Sejidni ishte një kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni, që ka gjurmë në historinë e qytetit.

“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts