Toto Schillaci është ndarë nga jeta. Ish-futbollisti ka ndërruar jetë në spitalin qytetar të Palermos ku ishte shtruar. Gjendja e 59-vjeçarit, simbol i ‘netëve magjike’ të Italisë së viteve ’90, ishte rënduar gjatë orëve të fundit dhe mbrëmjen e djeshme flitej për një “përkeqësim të ndjeshëm“. Schillaci ishte shtruar në departamentin e pneumologjisë të spitalit