Shqiperia

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, ambasada e SHBA: Letërsia e tij frymëzon lexuesit në mbarë botën

ndarja nga jeta e ismail kadarese ambasada e shba letersia e tij frymezon lexuesit ne mbare boten
ndarja nga jeta e ismail kadarese ambasada e shba letersia e tij frymezon lexuesit ne mbare boten

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”. Kështu e nis mesazhin e ngushëllimit ambasada e SHBA-ve në Tiranë, për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë.

Ambasada e SHBA-ve thekson se letërsia e Kadaresë frymëzon lexuesit në mbarë botën

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexuesit në mbarë botën. Kujtojmë me mall që Ambasada e SHBA-së nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë 2020. Puna e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij letrar. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts