Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, shkrimtari Rudolf Marku: Vepra e tij na ka dhënë dinjitet! Ata që e shajnë…

ndarja nga jeta e ismail kadarese shkrimtari rudolf marku vepra e tij na ka dhene dinjitet ata qe e shajne



































Shkrimtari Rudolf Marku ka folur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili u përcoll sot në banesën e fundit.

kadare me rudolf markun

Marku, në një lidhje skype për emisionin “Open” në Neës24, tha se vdekja e Kadare është një provë për ne si komb, por shtoi se me veprat e tij na ka dhënë dinjitet.

Ndër të tjera ai tha se kush e shan Kadarenë, projekton veten me atë sharje që bën.

 “Vepra e Kadaresë na ka dhënë dinjitet. Shqipëria nuk ka humbur, por ka fituar veprën e një shkrimtari gjenial. Ismail Kadare na ka dhënë dinjitet. Ata që shajnë Kadarenë projektojnë veten në atë sharje që bëjnë”, tha Marku.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co