Shqiperia

Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Përcolli frymën perëndimore në shtypin e shkruar

ndarja nga jeta e kryeredaktorit te gazetes panorama aristir lumezi presidenti begaj shpreh ngushellimet percolli frymen perendimore ne shtypin e shkruar
ndarja nga jeta e kryeredaktorit te gazetes panorama aristir lumezi presidenti begaj shpreh ngushellimet percolli frymen perendimore ne shtypin e shkruar

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me anë të një telegrami, ka shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta të Kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.

Ai ka vlerësuar figurën e të ndjerit, duke shtuar se gazetaria shqiptare humbi Kryeredaktorin që përcolli frymën perëndimore në shtypin e shkruar shqiptar përmes filozofisë së tij të drejtimit.

“E nderuar Eleonora dhe familja Lumezi,
Mësova me hidhërim lajmin e ndarjes nga jeta të Aristirit, i cili trishtoi të gjithë ata që e njohën personalisht, por edhe ata që e njohën nëpërmjet ekranit, shkrimeve dhe analizave të tij.
Gazetaria shqiptare humbi sot Kryeredaktorin që përcolli frymën perëndimore në shtypin e shkruar shqiptar përmes filozofisë së tij të drejtimit.
Aristiri ishte gazetari, reporteri i terrenit, redaktori, kryeredaktori dhe analisti që me të vërtetën nuk bëri kurrë kompromis. Sot, shqiptarët humbën njeriun e analizave të përcjella me guxim nëpërmjet maturisë së karrierës së pa sforcuar në media.
Shqipëria do të ketë gjithmonë nevojë për modelin e profesionistit që ai përcolli në media. Unë besoj se të gjithë ata që bashkëpunuan me të dashurin tuaj të zemrës do ta mbajnë për shembullin se si duhet të shkruajnë e të mbajnë qëndrimet në raport me të vërtetën.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta!
U prehtë në paqe Aristir Lumezi!”, – shprehet Presidenti Begaj, në emër të të cilit u vendos edhe një kurorë me lule në arkëmortin e trupit të gazetarit Aristir Lumezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts