Bota Shqiperia

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për vdekjen e aktores: E pazëvendësueshme! La pas një trashëgimi të madhe unike

ndarja nga jeta e margarita xhepes ilir meta shpreh ngushellimet per vdekjen e aktores e pazevendesueshme la pas nje trashegimi te madhe unike













































Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa.

margarita xhepa ilir meta

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta e ka cilësuar aktoren si një artiste të jashtëzakonshme, e cila mjeshtërisht na la trashëgim shumë vlera të mëdha unike artistike.

“Margarita Xhepa do të kujtohet përherë me mirënjohje për kontributin e vyer për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”, shkruan Meta, ndërsa shton se arti shqiptar është sot në zi për këtë humbje kaq të madhe dhe të pazëvendësueshme.

Postimi i Ilir Metës

Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të yllit të papërsëritshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Një artiste e jashtëzakonshme, e cila mjeshtërisht na la trashëgim shumë vlera të mëdha unike artistike që nga Shekspiri i madh e deri te dramaturgjia e spikatur shqiptare duke skalitur karaktere e duke i ndërtuar aq bukur, me të cilat arti ynë skenik dhe kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht edhe ndërkombëtarisht.

Gjithmonë e dashur dhe e respektuar, Margarita Xhepa do të kujtohet përherë me mirënjohje për kontributin e vyer për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, e cila edhe si zonjë dhe nënë e nderuar, arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke e vënë artin në shërbim të kauzave madhore sociale e kombëtare.

Arti shqiptar është sot në zi për këtë humbje kaq të madhe dhe të pazëvendësueshme.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e dashur dhe të madhe Xhepa, që aq shumë i ka dhënë artit shqiptar, si edhe për të gjithë komunitetin e artistëve.

I paharruar kujtimi i Saj! Të prehet në paqen e merituar!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts