Shqiperia

Ndarja nga jeta e poetit, Agim Doçi, Basha shpreh ngushëllimet: Ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore

ndarja nga jeta e poetit agim doci basha shpreh ngushellimet ishte shembull i artit qe mbart vlera te verteta artistike dhe kulturore
ndarja nga jeta e poetit agim doci basha shpreh ngushellimet ishte shembull i artit qe mbart vlera te verteta artistike dhe kulturore

Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për largimin nga jeta të poetit të muzikës, Agim Doçi.

Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se Doçi ishte një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante dhe një shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Mesazhi i Bashës:

I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi!

Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët!

Le të prehet në paqen e merituar!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts