Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të poetit të njohur Agim Doçi.
Nikolla u shpreh se poeti do të jetojë në këngët të cilave u dha jetë.
“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijra këngëve, të qindra këngëve për Kosovën, të dhjetra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri.
Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.
U prehsh në paqe, Mjeshtër!”, shkroi ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co