Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit.
Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Presidenti Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doci për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike.
“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, – shprehet Presidenti i Republikës, i cili vlerëson edhe rolin intelektual të Agim Docit në shoqërinë shqiptare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co