Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe aktores së mirënjohur, Vera Zheji.
Kreu i Shtetit shprehet se Vera Zheji ishte zëri ikonik i Radio Tiranës dhe se do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.
“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.
Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.
Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkroi presidenti Begaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co