Ndarja nga Wanda Nara, Icardi në depresion? Gazetari argjentinas zbulon ç’po ndodh me lojtarin

ndarja nga wanda nara icardi ne depresion gazetari argjentinas zbulon cpo ndodh me lojtarin
ndarja nga wanda nara icardi ne depresion gazetari argjentinas zbulon cpo ndodh me lojtarin

“Jam e ndarë, për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë”, tha Wanda Nara kur njoftoi pak ditë më parë ndarjen nga Mauro Icardi.

Por teksa modelja është zhvendosur në Argjentinë, sulmuesi i Gallatasarajit duket se nuk e ka pritur mirë fundin e martesës.

Gazetari argjentinas Gustavo Mendez ka zbuluar se Icardi është aq i sëmurë sa ka humbur 6 kilogramë në një kohë të shkurtër dhe është zhytur në depresion.

“Nga grumbullimi në Austri del se Icardi është në depresion, nuk ka oreks dhe ka humbur masën muskulore. Ka humbur gjashtë kilogramë“, tha gazetari argjentinas.

Ai shtoi më tej se sulmuesi duket i trishtuar. Duket se ai është prekur nga vendimi i Wanda Narës për t’i dhënë fund lidhjes dhe sigurisht që nuk i ndihmon fakti që edhe ajo zhvendosi jetën dhe aktivitetin në Buenos Aires, ndërsa ai do të qëndrojë në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →