“Ndarje përfundimtare me ata që në PD abuzuan me pronat”, Basha: Detyra jonë ta paguajmë me kamatëvonesë detyrimet e pashlyera ndaj pronarëve

ndarje perfundimtare me ata qe ne pd abuzuan me pronat basha detyra jone ta paguajme me kamatevonese detyrimet e pashlyera ndaj pronareve
ndarje perfundimtare me ata qe ne pd abuzuan me pronat basha detyra jone ta paguajme me kamatevonese detyrimet e pashlyera ndaj pronareve

Në podcastin e radhës me Ermalin dhe Marsidin, bashkë me përfaqësues të Pronarëve, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se ndarja përfundimtare me ata që në PD abuzuan me pronat tregon seriozitetin për zgjidhjen përfundimtare të pronave në Shqipëri. Basha tha se në PD kemi bashkëuhdëtuar me piratët e pronave dhe njerëz me mendësi komuniste.

Për këtë, ai u shpreh se detyra e parë e Demokratëve Euroatlantikë është që të paguajnë kamatvonesat dhe detyrimet e pashlyera karshi pronarëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Thelbi është që nuk ka pasur asnjë vullnet për të zgjidhur problemin e pronës. Nëse vendet e tjera të ish hapësirës komuniste e zgjidhën, Çekia e zgjidhi për një vit, Kroacia që përjetoi dhe luftë, luftën e pavarësimit e zgjidhi, deri në 2008-ën zgjidhi gjithçka. Shqipëria jo vetëm që nuk e zgjidh, por vit pas viti me vendimet e marra i largohet zgjidhjes së problemit të pronës. Kjo nuk është aksident. E thanë vet përfaqësuesit e pronarëve në këtë tryezë, e dinë edhe pronarët e tjerë që ky është një komplot që është bërë kundër pronarëve. Është bërë nga njëra anë nga ata që i shpronësuan që është regjimi komunist dhe nga ana tjetër nga ata të cilët kurrë nuk pati qëllim të kthenin pronën tek i zoti, por donin të ndërtonin një tjetër klientelë me pronat e pronarëve. Madje të përfitonin edhe personalisht siç ka qenë dhe siç është rasti aktualisht. Kapakun kësaj i ka vënë përpjekja e Edi Ramës me një shpronësim të dytë. Ku me vendime korruptive deri në Strasburg, mundohen t’i imponojnë pronarëve dhe pasardhësve të tyre, familjarëve të tyre një çmim qesharak prej 3% të vlerës së tregut. Ky është shpronësimi i dytë.

Së pari ndihem tmerrësisht keq kur kuptoj se brenda formacionit tim politik kanë bashkëudhëtuar piratët e pronave dhe njerëz me mendësi komuniste, që njësoj si Enveri që ua mori pronën pronarëve për t’ia dhënë vetes së tij, byrosë politike, partisë së diktaturës dhe për të detyruar shqiptarët duke filluar me pronarët të ishin skllevër në pronat e tyre, këta pronat mirë që nuk i kthenin tek pronarët i panë si një instrument i fuqizimit të pushtetit të tyre. Kështu që kjo është njëra anë. Ana tjetër nga ana tjetër ndihem mirë që jam ndarë një herë e përgjithmonë me këa njerëz. Që jemi ndarë një herë e përgjithmonë me këta njerëz. Që për herë të parë i shohim pronarët në sy dhe ju themi po, sigurisht nga Partia e Punës, nga Partia Socialiste nuk kishin çfarë të prisnin, por Partia Demokratike u ka bërë dëmin më të madh. Dhe këtë e kam thënë në mënyrë të përsëritur prej vitesh. Dhe se ta i është detyra jonë ta paguajmë me kamatëvonesë këtë detyrim të pashlyer ndaj pronarëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →