Shqiperia

“Nder i madh të shërbeja si ministër i Brendshëm, në 1 vit shënuam disa arritje”/ Balla i dorëzon detyrën, Ervin Hoxha: Çojmë përpara reformën në polici, luftë krimit!

nder i madh te sherbeja si minister i brendshem ne 1 vit shenuam disa arritje balla i dorezon detyren ervin hoxha cojme perpara reformen ne polici lufte krimit
nder i madh te sherbeja si minister i brendshem ne 1 vit shenuam disa arritje balla i dorezon detyren ervin hoxha cojme perpara reformen ne polici lufte krimit

Ervin Hoxha, ka marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm, në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku morën pjesë zyrtarë e titullarë të institucioneve të varësisë.

Hoxha tha se një pjesë e konsiderueshme e karrierës së tij lidhet ngushtësisht me detyra në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, fillimisht si punonjës, drejtues e tashmë titullar, çka rrit ndjenjën e përgjegjësisë për këtë detyrë.

Ai listoi shkurtimisht disa prioritete si ministër i Brendshëm, duke nisur nga reformimi gjithëpërfshirës në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, zhvillimin teknologjik për të parandaluar ngjarjet kriminale e rritur sigurinë publike, apo përmirësimin e sjelljes dhe etikën e trupës policore në raport me qytetarët.

“Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë në një ristrukturim dhe efikasitet për shërbimet e policisë, në kontrollin e territorit”, theksoi ministri Hoxha.

Duke e konsideruar udhërrëfyes, dosjen e dorëzimit të detyrës nga Ministri paraardhës, ai shprehu gjithë angazhimin personal e profesional në detyrën e re.

Ish-ministri i Brendshëm Balla e konsideroi nder të madh të shërbente si ministër i Brendshëm. Ai renditi disa arritje në këtë një vit në detyrë, duke nisur nga miratimi i disa akteve ligjore me rëndësi, si ai për Policinë e Shtetit, ligji për Gjendjen Civile, apo finalizimin e projektligjit për rikuperimin e aseteve të fituara nga krimi. Më tej përmendi rezultatet konkrete si Paketa e Sigurisë në Shkolla, apo operacionet kundër narkotikëve e armëmbajtjes pa leje. Procesi i vetëpastrimit të Policisë, sipas Ballës po jep çdo ditë rezultate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts