Ndërhyrja e helikopterit evitoi rrezikun e zjarrit në Dropull

nderhyrja e helikopterit evitoi rrezikun e zjarrit ne dropull
nderhyrja e helikopterit evitoi rrezikun e zjarrit ne dropull

Pas më shumë se tre orësh operacion, është evituar rreziku për banorët e Dropullit, si shkak i zjarrit që përfshiu passditen e sotme këtë zonë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se fillimisht zjarri ka ardhur nga një vatër e pashuar ende, në zonën e Delvinës.

Flakët u përhapën në kullotat e Malit të Gjerë, duke rrezikuar banesat në fshatrat Frashtan dhe Dropull.

Është dashur ndërhyrja emergjente e helikopterit dhe zjarrfikësve të Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit për lokalizimin e zjarrit që rrezikoi banesat dhe bizneset.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co