Sistemi VAR ka rezultuar vendimtar edhe në lotarinë e penalltive në 1/8 e finaleve mes Atletikos dhe Realit.Ka qenë penalltia e ekzekutuar nga Julian Alvarez dhe e kthyer në gol, ajo që ka shkaktuar polemika. Alvarez ka rrëshqitur pak në momentin e goditjes së topit dhe ka shënuar. Gjyqtari Marçianiak e ka cilësuar gol, por ka qenë ndërhyrja e VAR-it që ka ndryshuar gjithçka.
Në momentin e rrëshqitjes së sulmuesit argjentinas të Atletikos, ai e ka prekur topin dy herë dhe kjo nuk është e lejueshme pavarësisht se ka qenë e paqëllimshme. Kjo ka bërë që gjyqtari polak me ndihmën e asistentëve në regji të vendosë për anulimin e golit, që i dha një epërsi të lehtë Realit të Madridit gjatë ekzekutimit të penalltive të tjera.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co