Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka publikuar sot një letër të hapur ndaj SPAK.
Në letër Malltezi argumenton paligjshmërinë, sipas tij të mbajtjes në arrest shtëpiak dhe kërkon mbylljen e hetimeve.
Po ashtu, në letrën që ai vetë e ka publikuar në Facebook, sqaron rastet kur një person i privuar nga liria personale trajtohet si ‘burgosur politik’. Malltezi ai thekson se në rastin e masave ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u shkel kushtetuta.
- nese arresti është vendosur ne dhunim te nje prej te garancive themelore te pershkruara ne Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut…;
- nese arresti u vendos per arsye te pastra politike pa lidhje me ndonje veper penale;
- nese, per arsye politike, gjatësia e arrestit ose kushtet janë qartazi jashtë përmasave te veprës penale qe personi gjendet fajtor apo i dyshuar;
- nëse, për arsye politike, ai ose ajo është arrestuar ne nje mënyrë diskriminuese krahasuar me persona te tjere; ose
- nese arresti është rezultat i procedurave te cilat ishin qartazi te padrejta dhe kjo duket se lidhet me motivet politike te autoriteteve.
Leter e trete e hapur drejtuar SPAK
Nenshtrimi i SPAK ndaj Edi Rames dhe Soros-diplomateve ka demtuar jo vetem demokracine dhe shtetin ligjor por krijoi edhe te burgosur politike ne Shqiperi
Ne vijim te dy letrave publike qe i kam drejtuar SPAK per te cilat “afermendsh” nuk ka asnje pergjigje, le te shohim edhe injorimin e shtetit ligjor dhe krijimin e te burgosurve politike pas 33 vitesh demokraci ne Shqiperi.
Perkufizimi i burgosjes politike sipas Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes – Resolution 1900:
Nje person i privuar nga liria personale trajtohet si ‘burgosur politik’:
- nese arresti eshte vendosur ne dhunim te nje prej te garancive themelore te pershkruara ne Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut…;
- nese arresti u vendos per arsye te pastra politike pa lidhje me ndonje veper penale;
- nese, per arsye for politike, gjatesia e arrestit ose kushtet jane qartazi jashte permasave te vepres penale qe personi gjendet fajtor apo i dyshuar;
- nese, per arsye for politike, ai ose ajo eshte arrestuar ne nje menyre diskriminuese krahasuar me persona te tjere; ose
- nese arresti eshte rezultat i procedurave te cilat ishin qartazi te padrejta dhe kjo duket se lidhet me motivet politike te autoriteteve.
Kushtetuta u shkel ne rastin e masave ndaj liderit te opozites Prof. Dr. Sali Berishes. Ne shkelje te Kushtetutes (N.71) dhe jurisprudences se GJEDNj Berishes ju ndalua vajtja ne Parlament pa vendim te formes se prere. U caktua gjyqtare ne konflikt interesi dhe e kapur ne vepra penale per t’u shantazhuar. U caktuan masa arresti pa u pyetur kurre as Prof. Berisha e as Prof. Malltezi. U pengua mbrojtja ligjore duke mos i lene asnje dite kohe per te shqyrtuar
42 fashikuj, ndersa gjyqtarja me tre mbiemra caktoi per avokat mbrojtes dike qe kerkonte arrestimin e Berishes. U vendos ndalimi i komunikimit si mase antiligjore pasi eshte hequr nga Kodi Penal qysh prej 2017 pasi bie ndesh me konventen e te drejtave te njeriut.
Shqiptaret mbajne mend sesi Taulant Balla hynte e dilte ne SPAK duke e kthyer ne zyre sherbimesh personale dhe kreu kallzim penal sikur toka e 5 prej familjeve themeluese te Tiranes ishte shpronesuar nga Shefqet Verlaci dhe Jako Mane (e dinte Jakomonin per Jako Mane). Kjo u vertetua si kallzim i rreme, veper penale e denueshme (Neni 305 KP), por prokuroret politike – nje prej te cileve e promovuar nga Taulant Balla nga Elbasani ne SPAK – “afermendsh” nuk guxojne te zbatojne ligjin.
Pervec ketyre fakteve, interesante jane edhe standardet e dyfishta te prokuroreve ne rastin e Berishes ne menyre diskriminuese krahasuar me disa shembuj te Edi Rames.
Pese familjeve te vjetra te Tiranes ju kthye prona e tyre pas nje kalvari te gjate 15-vjecar nga 1995 deri me 2009. Prokuroret shkruajten se dyshojne korrupsion pse pronareve Tiranas ju kthye prona e te pareve te tyre – e vjedhur nga komunistet – pas 15 vitesh procedura, perfshi edhe pagesen e afro 800,000 USD (720,000 USD me para ne banke dhe 80,000 USD me bono privatizimi) nga pronaret e ligjshem per te blere objektet e rrenuara dhe te uzurpuara.
Nga rreth 44,500 m2 qe moren trashegimtaret ligjore te 5 familjeve pronare, Prof. Malltezit nga prona e gjyshes se tij i takoi 410m2, ose me pak se 1% e saj.
Nga ana tjeter, Edi Rama vec me 1 cope leter (VKM 183 date 9.3.2016) i dhuroi 37,000 m2 toke perfshi 5,160 m2 ndertesa per vetem 1 € shoqerise qe drejtohet nga vellai i Edi Rames.
Nuk ju kthye pronareve te ligjshem (familjeve Deliu dhe Lici) pasi reparti ushtarak ishte ne Planin e Perhapjes te Forcave te Armatosura POR ne dhunim me ligjin iu dha vellait te Edi Rames per te kryer veprimtari private sportive dhe biznesi!
Pra, te te dhuroje vellai 37,000 m2 toke publike dhe 5,160m2 ndertime mes Tiranes vec me 1 firme te vet nje dite te bukur dhe vec per 1 euro qenka normale (nuk paska veper penale), ndersa t’i kthehet prona qindra familjeve trashegimtare pas 15 viteve rropatje neper dhjetera institucione dhe te detyrohen te paguajne edhe 800,000 euro per objektet e rrenuara e te uzurpuara ka dyshime per korrupsion dhe duhet arrestuar shefi i opozites se dhendri i tij del pronar i 1% te tokes! “Afermendsh” standard i bukur sipas prokuroreve.
Prokuroret Millonai dhe Kraja shkruajten se ndryshimi i destinacionit te tokes nga sportive ne banim ishtë dyshim i bazuar për korrupsion per Prof. Berishen, por tani që rezultoi se e kreu Edi Rama, a ka nisur hetime ndaj Edi Ramës dhe drejtorëve të tij për këto ndryshime?
Rezulton se destinacionin e tokes per 7,000m2 e ndryshoi vete Edi Rama me firmen e tij ne KRRT e drejtuar prej tij me 8 Qershor 2006. Nje muaj me heret (12.05.2006), Keshilli Teknik i KRRT (i perbere nga 10 drejtore te besuar te emeruar nga vete Edi Rama) per interesa te dyshimta te miqve te Edi Rames ndryshoi destinacionin nga sportive ne banim (i) pa kerkese te pronareve te tokes, (2) para se pronaret e tokes te kishin ndonje kontrate zhvillimi me kompani ndertimi dhe (3) para se te kryhej privatizimi. Dy vite me pas me vendim nr. 238 date 27.12.2008 te KRRT, Edi Rama ndryshoi destinacionin e gjithe zones se madhe nga sportive ne Zone me parametra te larte urban.
Pra, nese destinacionin do e kish ndryshuar Berisha do kish dyshime per korrupsion, por meqe e ka ndryshuar Edi Rama prokuroret nuk shprehen, e biles as nuk e permendin emrin e keqberesit Edi Rama. Ne shtet ligjor, prokuroret hetojne ceshtje apo persona sipas urdhrit?
Interesant edhe rasti qe u be publik tek ish Klubit Sportiv Dajti. Pronaret e tokes t’a gezojne pronen e te pareve te tyre, por keqperdorimi i prokuroreve eshte tregues i qarte i standarteve te dyfishta: (1) Plani i Pergjithshem Rregullues i Tiranes e kish caktuar “Zone Sportive”; (2) Plani i Detajuar Vendor i zones e ka detajuar zonen sportive; (3) Ne Tetor 2023 Bashkia shpalli tender per rehabilitimin e fushave sportive; (4) po ne Tetor 2023 Edi Rama ne dhunim
te Planit firmosi leje ndertimi 41 kateshe! Ku ndodhet SPAK per Edi Ramen?
Prokuroret fshihen e nuk guxojne te shprehen as kur del se Edi Rama ka shkaktuar dem financiar 320,000 Euro te vertetuar me vendim gjykate te formes se prere. A i detyron ligji per te mbrojtur parate publike apo c’e deshe? Jane te njejtet prokurore qe kryen shkelje kushtetuese, duke sekuestruar dosje civile e mos lejuar te drejtat e nje procesi te rregullt ligjor vec per te mbrojtur ne menyre te kundraligjshme Taulant Ballen.
“Afermendsh gjykatat vendosin cfare kerkojme ne (SPAK)” por afermendsh qe SPAK eshte nen urdhrat politike te Edi Rames dhe nuk guxon as ti permende emrin.
Rregjimi ka vendosur ne arrest liderin e opozites pa asnje fakt, deshmi apo prove, per arsye se dhendrit te tij ju kthyen 410 m2 toke e vjedhur nga komunistet. Vijojne arrestin se kinse po hetojne nese ka pasur apo jo masa kunder zjarrit ndertimet ne 2010-2012 apo nese ka pasur oponence teknike projekti i arkitektit Daniel Libeskind. “Afermendsh gjykatat vendosin cfare kerkojme ne” – shkoi deri ne shkelje kushtetuese.
Nderkaq, Edi Rama ka grabitur mbi 6 miljon m2 troje ne bregdet duke i ndare me miqte dhe te afermit e tij, perfshi 4 VKM personale vec per te vjedhur toke te lene vakef per shkolle. Baxhanaku i Edi Rames (Franku) ka perfituar 51 tendera publike me vlere totale 21.7 miljon euro, dhjetera prej te cilave kane qene tendera sekrete. Edi Rama i ka dhene thjeshtres (stepdaughter) qindra mijera euro nga tendera publike, dhe vellait te vet i dha 37,000 m2 toke qe nuk pranoi ti kthehej pronareve. Gruas se vet, Lindes, i beri pallat ne paje. Ish kreu i ILDKP (Zana Xhucka) qe guxoi ti kerkonte shpjegime gruas se Edi Rames per pallatin ne paje qe nuk ka asnje fature, u shkarkua me urgjence nga Edi Rama.
Ku eshte SPAK? A ka filluar hetim per ndonje nga keto vjedhje te parave dhe trojeve publike? A ka vendosur ne arrest Edi Ramen nderkohe qe kryen hetime? Apo Edi Rama eshte mbi ligjin dhe SPAK nuk guxon as te pergjigjet ne letrat e hapura e jo me largqofte te hetoje?
SPAK ka ne arrest Berishen pa pasur asnje lek para publike dhe nuk heton Edi Ramen per dhjetera miljon euro tendera, 37,000 m2 toke dhe pallat ne paje. Arrestimi ne menyre diskriminuese eshte pjese e perkufizimit te burgosjes politike sipas Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes – Resolution 1900.
Kemi pare sesi Soros-diplomate ne dhunim te etikes dhe shtetit te se drejtes si Gabriel Escobar (me 10 December 2021) dhe Ambasadorja Kim kerkuan qe SPAK te procedoje Berishen. Edi Rama qe kontrollon gjithshka ne Shqiperine moniste, kerkoi publikisht qe SPAK te ndeshkoje Sali Berishen ne Kongresin dhe Asamblene e PS ne 2022. Sic shihet qarte nga dokumentet e dosjes hetimore, prokuroret e SPAK kane kryer veprime fill pas ketyre urdherave duke hetuar 3 breza deri tek mbesat e Sali Berishes qysh ne kohen kur ato nuk kishin lindur ende.
Nderhyrja dhe presioni ndaj sistemit te drejtesise, venia e drejtesise nen urdhrat politike dhe presionet e Edi Rames e Soros jo vetem qe jane vepra penale (si ne Shqiperi edhe ne SHBA), por njeheresh u perdoren per te luftuar opoziten, per te minuar demokracine dhe dhunuar shtetin ligjor. Per here te pare qysh prej rrezimit te komunizmit ne Shqiperi u rikthyen arrestimet politike dhe kjo eshte trishtuese si per demokracine edhe per shtetin e se drejtes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co