Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë: Programe të përbashkëta në tre degë të Universitetit “Luarasi” me Universitetin e Londrës, nën drejtimin akademik të London School of Economics (LSE)

nderkombetarizimi i arsimit te larte programe te perbashketa ne tre dege te universitetit luarasi me universitetin e londres nen drejtimin akademik te london school of economics l
nderkombetarizimi i arsimit te larte programe te perbashketa ne tre dege te universitetit luarasi me universitetin e londres nen drejtimin akademik te london school of economics l

Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit dhe ka hedhur hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre.

Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”:
– “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”,
– “Bachelor’s in Finance”,
– “Bachelor’s in Business Administration”.

Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të lartë.

Në të tre programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” gjuha e zhvillimit të kurrikulës, realizimi i provimeve, konsulencës dhe ekspertizës së lektorëve më të mirë do të jetë “gjuha angleze”. Krijimi i mundësisë për ndjekjen në gjuhën angleze të programeve të tilla të studimit të Universitetit “Luarasi” me “University of London-UoL”, në drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” është një mundësi e artë për të gjithë gjimnazistët shqiptarë, studentët që duan të studiojnë në një program të dytë studimi dhe studentë nga trojet shqiptare, apo rajoni i Ballkanit Perëndimor.

[embedded content]

University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”, përfaqëson një nga universitet më të mira dhe më me cilësi, si dhe një ndër markat më të njohura në tregun e arsimit të lartë sot në botë. Diploma e lëshuar nga ky institucion i arsimit të lartë u jep opsione dhe mundësi të reja studentëve për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti më të mirë në ditët e sotme moderne.

Kurrikula e ofruar nga University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” dhe Universiteti “Luarasi”, në këto programe të përbashkëta studimi është e një cilësie shumë të lartë dhe ofron një përvojë mësimore ndërdisiplinore me qëllim që të integrojë teorinë akademike dhe aftësitë praktike sipas një kurrikule moderne, inovatore dhe bashkëkohore.

Eksperienca dhe reputacioni arsimor që ofron “University of London-UoL”, “London School of Economics-LSE” për cilësinë e lartë ndërkombëtare dhe Universiteti “Luarasi” në atë kombëtare përbëjnë një aset të shkëlqyer për zhvillimit e kësaj kurrikule. Këto diploma ofrojnë mundësi punësimi të jashtëzakonshme, pasi ato i pajisin të diplomuarit me zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, analiza, vetë-motivimi, të cilat janë cilësi që kërkohen nga punëdhënësit në vendin tonë, rajon dhe mbarë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →