Zv.rektorja e Universitetit Luarasi, profesore e asociuar, Anni Dasho, në një intervistë për podcastin “Edu Vision” ka zbuluar disa nga risitë që kanë gjimnazistët duke ndjekur studimet në këtë universitet.
Dasho ka folur për bashkëpunimin me “London School of Economics”, por jo vetëm.
Ajo sqaron se po punohet për ndërkombëtarizimin e programeve të Universitetit Luarasi duke punuar për të ofruar një dual degree me Universitetin Francez Sergy University në Francë, Bachelor në Siguria Kibernetike dhe Inteligjenca Artificiale në anglisht dhe me një projekt me inovativ një Program Master në gjuhën angleze nëpërmjet Erasmus Mundus me partnerët tanë Unvesiteti Politeknik i Barit, Sergi University Paris, PanEuropean University dhe dy Universitete partnere në Belgjikë dhe Slloveni.
Programet e përbashkëta në Universitetin Luarasi
Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit dhe ka hedhur hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre. Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”:
- “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”,
- “Bachelor’s in Finance”,
- “Bachelor’s in Business Administration”.
Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të lartë.
Në të tre programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” gjuha e zhvillimit të kurrikulës, realizimi i provimeve, konsulencës dhe ekspertizës së lektorëve më të mirë do të jetë “gjuha angleze”. Krijimi i mundësisë për ndjekjen në gjuhën angleze të programeve të tilla të studimit të Universitetit “Luarasi” me “University of London-UoL”, në drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” është një mundësi e artë për të gjithë gjimnazistët shqiptarë, studentët që duan të studiojnë në një program të dytë studimi dhe studentë nga trojet shqiptare, apo rajoni i Ballkanit Perëndimor.
University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”, përfaqëson një nga universitet më të mira dhe më me cilësi, si dhe një ndër markat më të njohura në tregun e arsimit të lartë sot në botë. Diploma e lëshuar nga ky institucion i arsimit të lartë u jep opsione dhe mundësi të reja studentëve për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e një komuniteti më të mirë në ditët e sotme moderne. Kurrikula e ofruar nga University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE” dhe Universiteti “Luarasi”, në këto programe të përbashkëta studimi është e një cilësie shumë të lartë dhe ofron një përvojë mësimore ndërdisiplinore me qëllim që të integrojë teorinë akademike dhe aftësitë praktike sipas një kurrikule moderne, inovatore dhe bashkëkohore. Eksperienca dhe reputacioni arsimor që ofron “University of London-UoL”, “London School of Economics-LSE” për cilësinë e lartë ndërkombëtare dhe Universiteti “Luarasi” në atë kombëtare përbëjnë një aset të shkëlqyer për zhvillimit e kësaj kurrikule. Këto diploma ofrojnë mundësi punësimi të jashtëzakonshme, pasi ato i pajisin të diplomuarit me zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, analiza, vetë-motivimi, të cilat janë cilësi që kërkohen nga punëdhënësit në vendin tonë, rajon dhe mbarë botën.
[embedded content]
“Akademia e Sigurisë Kibernetike”.
Synimi ynë është t’i japim Universitetit “Luarasi” një dimension të ri duke ngritur Akademinë e Sigurisë Kibernetike për ti shërbyer të interesuarve në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit perendimor, duke e promovuar këtë akademi edhe për ata që janë të interesuar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi e më tej të bëhen pjesë e kësaj akademie.
Është një çertifikatë e vlefshme ndërkombëtarisht dhe ata studentë që do ndjekin këto kurse do të pregatiten për të qenë profesionistët e së ardhmes në fushën e sigurisë kibenetike të cilët numërohen aktualisht me gishtat e dorës ndërsa mundësitë janë të pafundme për një karrierë brilante për ta brenda dhe jashtë vendit.
Është një përpjekje gati një vjeçare për të arritur në një bashkëpunim të frytshëm midis Universitetit “Luarasi” dhe “Elta Systems LTD” me reputacion ndërkombëtar.
Projekti është finalizuar, kemi punuar gjatë për të prurë kurset më të domosdoshme dhe të nevojshme në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe në muajin Korrik 2021 fillojmë me Kursin e parë online: “Certified Ethical Hacker | CEH- EC-Council” me një kerkesë shumë të madhe të studentëve shqiptare për të ndjekur këtë kurs dhe për tu çertifikuar në këtë fushë.
Kursi i pare profesional Ethical Hacking, është një kurs tepër i kërkuar për momentet që po kalojmë mbështetur në vështirësitë e covid-19 ku sulmet kibernetike janë shtuar në menyrë të shpejtë dhe kanë marrë një përhapje shumë të gjerë.
Leksionet do mbahen nga profesorë dhe ekspertë izrealitë të fushës së Sigurisë Kibernetike, paralelisht është duke u trajnuar dhe ekipi i trajnereve të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit të Universitetit “Luarasi” për të dhënë kontributin e tyre dhe për tu bërë pjesë e grupit të trajnerëve dhe lektorëve izraelitë në këto kurse intensive që do zhvillohen online.”
Ne e shikojmë të shtrijmë aktivitetin në fushën e sigurisë kibernetike si në dhënien e shërbimeve të specializuara përkundrejt nevojës për trajnime të mëtejshme si dhe suport konsulence në sistemin bankar, atë qeveritar dhe më gjerë dhe jo vetem ne Shqiperi por dhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Jemi duke pregatitur dhe jemi ne kerkese per kurset me poshte:
1st Bronze Package
- Certified Ethical Hacker By the CEH-EC-Council
2nd Silver Package
- ÇNA-Cisco Certifications
- IMB Certifications
- Fundamentals of cloud computing and security
3rd Package Gold
- Certified Ethical Hacker Hacker By the CEH-EC-Council
- ÇNA-Cisco Certifications
- IMB Certifications
- Fundamentals of cloud computing and security
4rth Package Gold
Cyber Essentials Program – per te gjithe gjimanzistet qe e kane pasion Teknologjine e Informacionit dhe duan te marrinnjohurite fillestare ne fushen e sigurise kibernetike.
Projekti E-Gymnasium:
Universiteti “Luarasi” pergjate viteve akademike 2019-2020 deri me 2023-2024 ka realizuar “Thirrjet për aplikimim per projektim: E-Gymnasium Innovation Week”.
Universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me qëndrën FAB kane organizuar një program
trajnues për nxënësit dhe mësuesit e gjimnazeve të Tiranës me fokus në tre drejtime:
- Ekonomi
- Drejtësi
- Teknologji Informacioni dhe Inovacion
Sesionet e trajnimit jane zhvilluar gjate muajve Janar-Prill në sallat e Universitetit “Luarasi”.
Tematikat që jane trajtuar kane qene: Ekonomiku, Drejtësia dhe Teknologjia e Infomacionit dhe Inovacionit.
Gjate vitit akademik 2024-2025 Universiteti Luarasi do te zhvilloje dhe orientoje Projektin E-Gymnasium perkundrejt fushes se Sigurise Kibernetike dhe Inteligjences Artificiale.
Do te zhvillohen javet Inovative ne ambjentet dhe laboratoret e Universitetit Luarasi, Fakulteti Teknologjise se Informacionit dhe Inovacionit.
Gjate muajve Janar-Prill do kete leksione te hapura nga ekspertet me te mire te fushes, tavolina te rrumbullakta me diskutime dhe tematika rreth Sigurise Kibernetike dhe Inteligjences Artificiale.
Universiteti Luarasi ne kete iniciative innovative do kete prane vetes dhe ekspertet me te mire nga te gjithe Universitetet publike dhe jo publike me ekspertizen me te mire ne fushen e Sigurise Kibernetike si dhe partneret tane nga vendet e Ballkanit Perendimor.
Sulmet e fundit në rrjetet kompjuterike, sociale dhe infrastrukturen kritike kanë theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sigurisë kibernetike. Gjate muajit maj do te zhvillohet Hackathon Luarasi “Siguria Kibernetike dhe Inteligjenca Artificiale”, ky eshtë një projekt që synon të rrisë thellësinë e të kuptuarit dhe nivelin e aftësisë për një bashkëpunim më të afërt dhe efektiv midis eksperteve te fushes ne Universitetin Luarasi dhe me gjere, si dhe përfshirjen dhe identifikimin e studentëve te ardshem potencialisht të përgatitur për të punuar në të ardhmen në fushën e sigurisë së informacionit dhe krimit kibernetik. Ky hackathon është një mundësi për njohësit e temës, koduesit, zhvilluesit e biznesit, dhe vëzhguesit për t’u bashkuar dhe për të krijuar zgjidhje për sfidat që do të paraqiten gjatë këtij aktiviteti. Sfidat lidhen me krimin kibernetik, dhe menaxhimin e tyre nga ekspertët dhe policia e shtetit, dhe njësitë e specializuara. Pjesëmarrësit do të sfidojnë veten, të bashkëpunojnë në një ekip dhe të demonstrojnë njohuritë e tyre për sigurinë dhe aftësitë e tyre të zhvillimit. Projektet më të mira të kryera në kohë do të fitojnë garën dhe cmimin që do t’u vihet në dispozicion.
Universiteti Luarasi eshte duke punuar per nderkombetarizimin e programeve te tij duke punuar per te ofruar nje dual degree me Universitetin Francez Sergy University ne France, Bachelor ne Siguria Kibernetike dhe Inteligjenca Artificiale ne anglisht dhe me nje project me inovativ nje Program Master ne gjuhen angleze nepermjet Erasmus Mundus me partneret tane Unvesiteti Politeknik i Barit, Sergi University Paris, PanEuropean University dhe dy Universitete partnere ne Belgjike dhe Slloveni.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co