Ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë, prindërit e 16-vjeçarit shqiptar dhurojnë organet e djalit të tyre

nderroi jete pas nje aksidenti me makine prinderit e 16 vjecarit shqiptar dhurojne organet e djalit te tyre
nderroi jete pas nje aksidenti me makine prinderit e 16 vjecarit shqiptar dhurojne organet e djalit te tyre

Nje 16 vjecar me origjine shqiptare ka ndërruar jete ditën e djeshme në një spital në Brescia te Italisë, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës. Lorenzo Çela, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të 17-të muajin tjetër, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

Prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre. Pasditen e djeshme, në vetëm pak orë, qindra persona shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

I riu me origjinë shqiptare kishte një pasion të madh për futbollin: luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos, nuk mungonte asnjëherë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve ofroi kontributin e tij si fizikisht ashtu edhe moralisht për ekipin. “Klubi Garda do ta kujtojë atë në ditët në vijim pasi la pas kujtime shumë të bukura”, thuhet në reagim.

[embedded content]

Vëllai i tij Davide është gjithashtu i shkatërruar nga dhimbja. Ndërkohë nga policia e Castiglione vazhdojnë hetimet për të konstatuar dinamikën e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →