Mbërrin në Katedralen “Shën Dhimitri” në Berat trupi i pajetë i Hirësisë së tij, Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati, i cili ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital në Athinë, pas një sëmundjeje 3-vjeçare.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ardhja e lipsanit u shoqërua nga marshe fubebre nga banda frymore deri në hyrje të Karedrales. Më pas, për rreth 1 orë është mbajtur Argipnia e shenjtë.
Ceremonia e varrimit të Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignatit, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, do të kryhet ditën e nesërme, në orën 11:30, në Katedralen “Shën Dhimitri” në Berat, me praninë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Pr.Dr Anastasit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co