Bota

Ndërron jetë aktorja MacKenzie, “zëri” i Marge Simpson në Amerikën Latine

nderron jete aktorja mackenzie zeri i marge simpson ne ameriken latine
nderron jete aktorja mackenzie zeri i marge simpson ne ameriken latine

Nancy MacKenzie, aktorja që ia dha zërin Marge Simpson në dublimin e The Simpson për tregun e Amerikës Latine, ka vdekur. Artistja peruano-meksikane ishte 81vjeçe. MacKenzie pati një karrierë të gjatë të shkëlqyer, duke dubluar qindra personazhe në filma dhe seri televizive, duke përfshirë Trinity në The Matrix.

Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur në rrjetet sociale nga Patricia Acevedo dhe Claudia Motta, aktoret që bënë zërin e Lizës dhe Bartit në versionin amerikano-latin të The Simpsons.

“Me dhimbje të thellë, fëmijët Simpson (Lisa dhe Bart) njoftojnë vdekjen e mamasë sonë të dashur, Marge Simpson (Nancy MacKenzie). Pusho në paqe, ne nuk do t’ju harrojmë kurrë,” shkroi Acevedo në Instagram.

Nancy MacKenzie bëri zërin në gjuhën spanjolle për Amerikën Latine për Marge Simpson në 15 sezonet e para të serialit vizatimor.

Homazhe për MacKenzie-n bëri edhe aktori që i dha zërin Homerit, Humberto Vélez.

“[Kemi kaluar] shumë orë së bashku, duke punuar dhe duke udhëtuar. Një jetë. Vdekja jote më lëndon shumë, por unë festoj dashurinë tënde për jetën, për të qenë e lirë dhe për të jetuar jetën në mënyrë të plotë” shkroi ai në X.

MacKenzie lindi në Peru, por u transferua në Meksikë në të 20-at e saj, ku u bë aktore e skenës dhe televizionit. Gjatë karrierës së saj që përfshin më shumë se pesë dekada, ajo luajti në shumë telenovelat meksikane.

Ajo u bë më e famshme për zërin e saj në gjuhën spanjolle të personazheve vizatimorë, duke përfshirë zuzarin e Disney Cruella de Vil, Daphne në The Thirteen Ghosts of Scooby-Do dhe Sailor Galaxia në serialin anime Sailor Moon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts