Një 40-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit, pasi kishte shkuar me familjen për guidë turistike.
Policia njofton se ukrainasi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
“Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co