Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman. Ai ishte amerikani i parë hebre që u nominua për një post të lartë të vendit nga një parti e madhe si ajo demokrate, raporton politico. Familja e Lieberman deklaroi se ai vdiq për shkak të komplikimeve shëndetësore “Ai ishte 82 vjeç. Gruaja e tij e dashur, Hadassah, dhe anëtarët e familjes së tij ishin me të”, njoftoi familja.
Ish-kandidati për president Al Gore e kishte nominuar Liebermanin për pozitën e zëvendëspresidentit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.
Kujtojmë se Lieberman ka vizituar Kosovën në vitin 2007.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co