Ndërron jetë ushtari ukrainas në Kosovë, detajet e para

nderron jete ushtari ukrainas ne kosove detajet e para
nderron jete ushtari ukrainas ne kosove detajet e para

Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992 u soll në emergjencë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Më datë 31.08.2024, rreth orës 11:35, emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar ukrainas të lindur në vitin 1992, i cili kishte pësuar arrest kardiak dhe, sipas mjekut kujdestar në emergjencë, ishte pranuar pa shenja jete,” tha Bytyqi.

Ai shtoi se patrulla policore, së bashku me hetuesit, kanë arritur në emergjencë.

Ndërkohë, prokurori i shtetit është njoftuar dhe rasti është klasifikuar si “Hetim i Vdekjes.”

Hetuesit kujdestarë nga Sektori Rajonal i Hetimeve (SRH) në Prizren kanë qenë të pranishëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit, në koordinim me zyrtarët përgjegjës të FSK-së, kanë marrë të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse lidhur me ushtarin e ndjerë. Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren”, përfundoi Bytyqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →