Ndërtohet nga e para kopshti 37, Veliaj inspekton nga afër punimet: Gati për të pritur të vegjlit me kushte moderne

ndertohet nga e para kopshti 37 veliaj inspekton nga afer punimet gati per te pritur te vegjlit me kushte moderne





































Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Kopshti 37 në Njësinë 10 është pothuajse gati dhe shumë shpejt do të presë të vegjlit me kushte më të mira.

veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi nga afër punimet e fundit në këtë kopësht, tha se zaptimet që pengojnë të ardhmen e fëmijëve dhe të ardhmen e qytetit, nuk justifikohen.

“Do të bëjmë edhe punët e fundit me pastrimin, instalimet e vogla, mobilimin dhe në fund të gushtit do të hapen regjistrimet për fëmijët e banorëve, që janë në kufi mes Njësisë 10 dhe Njësisë 7. Ky kopësht ka qenë i zaptuar, ndaj kam një thirrje: Zaptimi i kopshteve, shkollave dhe çerdheve nuk justifikohet, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës. Më vjen mirë që kemi çliruar edhe hapësirën e fundit, dhe me dëmtimet që patën pas tërmetit disa ndërtesa totalisht të deformuara, patëm mundësinë të bëjmë një ndërtesë të re. I lutem komunitetit që t’i ruajmë këto ndërtesa. Në momentin që i çlirojmë, këto hapësira do të mbeten të qytetarëve, por sidomos të qytetarëve të vegjël, fëmijëve”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Bashkia e Tiranës ka bërë revolucion me shkollat, kopshtet dhe çerdhet, me kushte europiane, në shërbim të fëmijëve dhe të ardhmes së qytetit.

“Hapja e 7 kopshteve dhe çerdheve të reja na çon mbi 100. Vërtet mburremi me 42-43 shkollat e reja, por kemi rikonstruktuar ose ndërtuar mbi 100 kopshte e çerdhe. Kemi bërë një revolucion sepse jemi ndoshta qyteti më i mirëshërbyer, kur vjen puna tek fëmijët. Ata mund të jenë vërtet 20% e popullsisë, por janë 100% e ardhmja e qytetit”, tha Veliaj.

Për ata që bëjnë analiza nga divani, Veliaj komentoi se nuk do të mund të ndalin punët e mira për qytetin.

“E di se në këtë Tiranën tonë me debate plot, vëmendjen e marrin ata që bëjnë analiza në televizor. Por, investimi tek fëmijët është garancia më e madhe për të bërë një qytet shumë herë më të mirë se sa ai që gjetëm”, u shpreh Veliaj.

Në fund, kreu i Bashkisë bëri edhe një ftesë për prindërit, kur tha se në fund të gushtit do kenë mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në kopshtin e ri në Njësinë 10.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →