Shqiperia

Ndërtoi pa leje ndërtesa në zonën e Bogës, arrestohet 30-vjeçari

ndertoi pa leje ndertesa ne zonen e boges arrestohet 30 vjecari
ndertoi pa leje ndertesa ne zonen e boges arrestohet 30 vjecari

Një 30-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Shkodrës pasi ndërtoi pa leje disa objekte në Bogë me qëllimi përfitimi nga turizmi.

Njoftimi:

Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse.  Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë  shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts