Ksamil
Ndërtuan pa leje, një objekt, në zonën bregdetare të Ksamilit, vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se disa shtetas po kryenin punime pa leje, në zonën bregdetare të Ksamilit, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.
Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasit S. Sh. dhe S. Sh. (nënë e bir), kishin ndërtuar një objekt (kioskë) me material druri dhe me bazament betoni, në Ksamil, pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu dyshohet se po përgatitnin një bazament tjetër për të ndërtuar një objekt të tillë.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasit S. Sh., 51 vjeç dhe S. Sh., 25 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co