Kristjan Asllani është para një momenti vendimtar tek Interi. Zikaltërit do të vuajnë mungesën e Çalhanoglu, të paktën për përballjen me Veronën, më 23 nëntor.
Kjo pasi mesfushori u dëmtua me Turqinë dhe i nevojitet pak kohë për rikuperim. Moment vendimtar për Asllanin, pasi ka luajtur me Kombëtaren dhe ka kaluar dëmtimin.
Trajneri i Interit, Simone Inzagi, do të zbulojë pikërisht këtë të shtunë, nëse Asllani është alternativa e vetme që zëvendëson Çalhanoglu, siç dhe supozohet të jetë.
Janë vetë mediat italiane që e kanë vënë në pah këtë situatë, ndërsa eksperimente me Barelën dhe Zielinskin nuk përjashtohen.
Kështu për Asllanin nuk është thjesht një ndeshje e zakonshme në kampionat. Këtë herë do të kuptojë realisht rolin e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është preferuar në një ndeshje titullar nga Inzagi.
Atë takim kampionët e Italisë e barazuan me Monzën. Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë.
PANORAMASPORT.AL