Bota Sport

“Ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin”, Klaus Gjasula: Kapiteni vjen me një frymë të mirë, shpresojmë të na e përcjelli edhe te Kombëtarja

ndeshja neser do na ndihmoje te gjejme njeri tjetrin klaus gjasula kapiteni vjen me nje fryme te mire shpresojme te na e percjelli edhe te kombetarja

































Mesfushori i Kombëtares shqiptare Klaus Gjasula, ishte përkrah trajnerit Silvinjo ku foli në një konferencë për mediat në lidhje me takim që Kombëtarja jonë do të zhvillojë kundër Lihtenshtejnit.

bandicam 2024-06-02 12-52-00-335

Klaus Gjasula:

“Gjendja është e shkëlqyer si gjithmonë. Të gjithë jemi në formë të mirë, dhe gjithçka është në rregull. Po presim kapitenin të vijë tani.

Atmosfera është mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim.

Unë jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmshtadin si mbrojtës, por unë do jap maksimumin. Ajo varet nga zgjedhjet e trajnerit, unë jam për të ndihmuar ekipin dhe pastaj të shohim çfarë mund të ndodh.

Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Ndoshta nuk është kombëtare shumë e fortë por do provojmë të nxjerrim atë se çfarë kemi bërë në stërvitje, ky është objektivi.

Europiani është gjithmonë një gjë e veçantë, mezi po presim që të kalojnë ditët. Kemi shumë punë përpara, ndeshjet dhe stërvitjet që të përgatitemi shumë mirë për takimet e Europianit.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts