Pas ndeshjes Skëndërbeu-Kukësi në Korçë, dy lojtarë një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit, kanë pasur probleme shëndetësore.
Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshi i Kukësit.
Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes.
Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korçës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co