Sport

“Ndeshjet derbi duhen fituar”, Julian Ahmataj: Tirana nuk ka nevojë për motivim, të gjithë do japin më të mirën

ndeshjet derbi duhen fituar julian ahmataj tirana nuk ka nevoje per motivim te gjithe do japin me te miren
ndeshjet derbi duhen fituar julian ahmataj tirana nuk ka nevoje per motivim te gjithe do japin me te miren

Tirana luan nesër në “Air Albania”, ora 19:00, përballë Partizanit në derbin e kryeqytetit, e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj, u shpreh se vetë derbi i motivon lojtarët dhe gjithashtu u ndal te situata e dëmtimeve.

“Është ndoshta java më e thjeshtë për stafet dhe drejtuesit, sepse motivimi shtohet çdo ditë te lojtarët. Të gjithë duan ta luajnë, të gjithë duan të japin maksimumin dhe kjo nuk të jep shumë angazhime në aspektin e karikimit, ose aspekte të tjera që janë detyra të stafit.

Mendojmë që gjithmonë dhimbjet dhe problemet janë prezentë te lojtarët, por shpresojmë që të jenë gati nesër. Dhe Abazaj mendoj se do jetë gati nesër për derbi.

Najdovski ka marrë një dëmtim në ndeshjen me Erzenin. Ka dalë në minutën e 70’ dhe mendoj se e ka akoma atë dëmtimin. Mendoj se do mungojë prej 7-8 ditësh.

Logjika e futbollit nuk përligjet asnjëherë me rezultatet, por derbi i parë ka qenë i ekuilibruar dhe e fitoi Partizani në minutat e fundit. Ndërsa derbin e dytë e kemi dominuar, kemi pasur mundësitë tona për të dyfishuar rezultatin. Pësuam një gol që nuk e meritonim. Derbit duhen fituar, duhet të jemi shumë strikt në ato që ne bëjmë.

Të gjithë janë profesionistë dhe të gjithë do lëvizim, sepse këto janë skuadrat në Shqipëri. Por ndoshta tani për trajnerët shqiptarë janë hapur dhe rrugët jashtë, pra kanë mundësi të lëvizin jashtë. Trajnerët do bëjnë këtë punë, sot janë te Tirana, nesër te Partizani.

Në futbollin e sotëm nuk ka më enigma, siç e njeh trajneri i Partizanit Tiranën nga brenda. Të gjithë trajnerët njohin të gjitha skuadrat e Superiores dhe ndoshta të gjithë lojtarët e Superiores, sepse sot ka programe që të zbërthejnë çdo detaj për secilin klub dhe secilin lojtar.

Patrik përsëri nuk është në 100% e tij, sepse trajtimi i tij është një specifikë që ndoshta mund të na rëndojë në fundin e kampionatit. Dhe kjo është ajo dilema për ta ruajtur Patrik dhe për ta forcuar aq sa duhet.

Po ta shikosh, ndeshjet janë me shumë ritëm të lartë dhe na japin shpresë që të shkojmë drejt objektivave që kemi”, tha Ahmataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts