Dy persona në Dibër janë vënë nën hetim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Keta dy shtetas, dyshohet se kanë ndezur zjarre me qëllim pastrimin e kullotave të tyre në fshatin Shoshaj dhe Obok, e si pasojë e erës, zjarret kanë dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke prej 3 hektarësh me bimësi.
Njoftimi i policisë:
Ndezën zjarre për të pastruar kullotat e tyre dhe si pasojë u dogjën rreth 3 ha tokë, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit F.S., 73 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Burrel; dhe A.N., 40 vjeç, banues në Maqellarë.
Këta dy shtetas kanë ndezur zjarre me qëllim pastrimin e kullotave të tyre në fshatin Shoshaj dhe Obok, e si pasojë e erës, zjarret kanë dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke prej 3 hektarësh me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon, për të gjithë banorët dhe veçanërisht për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co