Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit. Arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

ndezi zjarr per te djegur mbeturinat por flaket dolen jashte kontrollit arrestohet 33 vjecari ne lezhe





































Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë.

zjarrr

A.D., 33 vjeç, banues në Rrilë të Lezhës kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten dhe në afërsi të banesës së tij të vjetër, duke pastruar ambientin para banesës, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Njoftimi i policisë;

Lezhë

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri i doli nga kontrolli duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Në pranga 33-vjeçari, banues në Rrilë, Lezhë.

Rreth orës 12:30, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Spiten, Lezhë, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënies, konkretisht shtetasin:

– A. D., 33 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas kishte shkuar në fshatin Spiten dhe në afërsi të banesës së tij të vjetër, duke pastruar ambientin para banesës, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →