“Ndihem i trishtë për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut”- Rama për shkëputjen e Tiranës nga Shkupi në procesin e anëtarësimit në BE: Historia nuk mund të jetë arsye për të ndalur bisedimet

ndihem i trishte per vellezerit e maqedonise se veriut rama per shkeputjen e tiranes nga shkupi ne procesin e anetaresimit ne be historia nuk mund te jete arsye per te ndalur bised
ndihem i trishte per vellezerit e maqedonise se veriut rama per shkeputjen e tiranes nga shkupi ne procesin e anetaresimit ne be historia nuk mund te jete arsye per te ndalur bised





































Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu është shprehur se ndihet i trishtë që Maqedonia e Veriut, ndyshe nga Shqipëria, nuk ka hyrë në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE.

Rama tha se historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend, duke nënkuptuar ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Ndihemi vërtet të trishtë që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje për të hyrë në këtë fazë të procesit dhe pse kanë qenë të parët tanë. Kur flas për poshtërimet tonë, që na janë refuzuar tri herë, ndihem në siklet sepse më duhet të mendo për poshtërimin e RMV. Ajo ndryshoi dhe emrin. I qëndroj ajo që i kam thënë për miqtë bullgarë. Histori nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend”, tha Rama.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjithashtu komentoi shkëputjen e dy vendeve nga njëra-tjetra në këtë proces, duke thënë se Shqipëria po ecën në rrugën e vetë sepse është proces që bazohet në meritë

“Nëse Shqipëria dhe RMV do të ishin bashkë në një farë mënyrë, politikisht, sepse ligjërisht kurrë. Të dyja vendet e kanë nisur konferencën ndërqeveritare në mënyra të ndryshme.

Nuk është e re që Shqipëria po ecën në rrugën e vetë sepse është proces që bazohet në meritë, e njëjta gjë vlen dhe për RMV.

Bashkimi i vendeve kandidate do të thoshte që ne të komprometojmë apo lejojmë që të komprometohet parimet e meritës, që është një gur themel i kritereve të Kopenhagës”, tha Varhelyi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →