Ndihma e Kim Jong Un për Rusinë shqetëson Komisionin Evropian/ Ursula Von Der Leyen telefonatë me Presidentin e Koresë së Jugut, ja çfarë u diskutua mes tyre

ndihma e kim jong un per rusine shqeteson komisionin evropian ursula von der leyen telefonate me presidentin e korese se jugut ja cfare u diskutua mes tyre





































Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentit e Koresë së Jugut, Yoom Suk Yeol, të cilët kanë diskutuar përparimet e bëra nga Samiti për Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, që u mbajt në Seul në maj 2023.

ursula

Lajmi u konfirmua nga këndi i shtypit të faqes zyrtare të Komisionit Evropian, e cila njofton se ky partneritet midis Bashkimit Evropian dhe Koresë së Veriut është më e vlefshme se kurrë.

“Ky partneritet nënvizon natyrën e ndërlidhur të sigurisë së Evropës dhe Azisë Lindore. Ai do të përforcojë angazhimin e përbashkët të BE-së dhe Republikës së Koresë për të promovuar paqen dhe stabilitetin në të dy rajonet.”, shkruan Komisioni Evropian.

Sakaq, urgjenca e këtij bashkëpunimi ka ardhur pasi për herë të parë, ushtarë të Koresë së Veriut, janë “zbarkuar” në tokën ruse për të ndihmuar këta të fundit në luftimet e saj.

Po kështu, Ursula Von Der Leyen, përmes një postimi në platformën “X”, shkruan se prezenca e ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi janë një kërcënim për paqen globale.

“Siguria e Evropës dhe Lindjes së Mesme është e ndërlidhur.

Ushtria e Koresë së Veriut është përqendruar për të mbështetur luftën e agresionit të Rusisë.

Është një përshkallëzim i kësaj lufte dhe një kërcënim i paqes globale.”, shkruan ajo.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoom Suk Yeol, i shprehu BE-së shqetësimin e tij lidhur me thellimin e bashkëpunimit ushtarak të Koresë së Veriut me Rusinë. Ky partneritet ushtarak, përveç rrezikut që paraqet në frontin ukrainas, mund të inkurajojë rritjen e mëtejshme të tensioneve në gadishullin Korean.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →