Një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk është e gatshme të bëjë kompromise me Rusinë dhe të heq dorë nga disa pjesë të territorit të saj për t’i dhënë fund luftës.
I pyetur lidhur me deklaratat e Donald Trumpit se mund t’i japë fund konfliktit nëse vjen sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë, Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, tha se Kievi nuk do të merr këshilla se si të arrihet një “paqe e drejtë”, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromis për gjërat dhe vlerat shumë të rëndësishme, pavarësinë, lirinë, demokracinë, integritetin territorial dhe sovranitetin”, shtoi ai.
Trump vazhdimisht ka deklaruar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë në ditën që do të fitonte në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, por nuk ka dhënë detaje se si do të arrihej një gjë e tillë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co