Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez u dënua të mërkurën në Neë York me akuzat se ai u mundësoi trafikantëve të drogës të përdornin forcën e tij ushtarake dhe policore kombëtare për të dërguar tonelata të kokainës në Shtetet e Bashkuara.
Gjykatësi P. Kevin Castel e dënoi Hernandezin me 45 vjet burgim në SHBA dhe e gjobiti me 8 milionë dollarë. Një juri e dënoi atë në mars në gjykatën federale të Manhatanit pas një gjyqi dy-javor, i cili u ndoq nga afër në vendin e tij, raporton AP.
“Unë jam i pafajshëm. Unë u akuzova gabimisht dhe pa të drejtë”, ka deklaruar Hernandez gjatë vendimit.
Castel e quajti Hernandezin një “politikan me dy fytyra, i uritur për pushtet” i cili mbronte një grup trafikantësh.
Hernandez, 55 vjeç, shërbeu dy mandate si udhëheqës i kombit të Amerikës Qendrore me rreth 10 milionë banorë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co