Analistja Ornela Çuçi, është shprehur se Donald Trump do të ketë ndikim në politikën e jashtme.
Duke u ndalur të çështja Kosovë-Serbi, ajo u shpreh në emisionin ‘Log.’ në Neës24, se ka për të ndryshuar rregullimi i territoreve.
“Politika e jashtë e Europës do të gjunjëzohet në muajt e ardhshëm.do të jetë e kushtëzuar. Në këtë kuadër, nëse e sjellim në Shqipëri, ajo që do të ndryshojë është rregullimi i territoreve në Kosovë. Ka qenë politik e Trump dhe Grenell dhe gjëja e parë ku do të jetë e fokusuar, do të jetë rregullimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Çuçi.
Nga Mitrovica, politologu Nexhmedin Spahiu tha se çështja e ndryshimit të kufijve nuk ka për t’u kthyer.
“Në Kosovë, disa optimistë dhe politikanë që i shërbejnë Serbisë, thonë se do të kthehet çështja e ndryshimit të kufijve me Serbinë dhe Kosovën, ose si e quajnë. Kjo nuk ndodh sepse është marrë nën kontroll veriu gjatë mandatit të Albin Kurtit, në kontroll formal dhe efektiv. Kur është një gjë e tillë, kjo nuk und të vihet ën diskutim, e vetmja gjë që do të bëjë Trump është të zbarohet marrëveshja e Brukselit, ose ta lërë zvarrë”, tha Spahiu.