Për të dytën ditë radhazi, Rusia vijon valën e sulmeve ndaj Ukrainës.
Alarmet për sulm ajror u lëshuan në orët e para të së martës, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan avionët rusë që lëshonin raketa hipersonike. Janë raportuar edhe sulme masive me dron.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se i gjithë vendi është nën kërcënimin e një sulmi me armë balistike.
Ndërkohë një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes tha se armatime precize me rreze të gjatë dhe me bazë detare ishin përdorur për të goditur stacionet e energjisë dhe infrastrukturën përkatëse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë në Kiev, Lviv dhe rajonet Kharkiv dhe Odesa.
Të paktën gjashtë persona humbën jetën gjatë natës të së dielës deri të hënën dhe dhjetëra u plagosën pasi më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u sulmuan nga dronë dhe raketa.
Infrastruktura e energjisë elektrike u godit duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qytete, ku u prekën edhe furnizimet me ujë.
Presidenti i SHBA Joe Biden i quajti sulmet “të egër”, duke thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë rrjetin energjetik të Ukrainës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co