Ndizet konflikti/ Kabineti izraelit i luftës merr vendimin: Përgjigje ushtarake Iranit

ndizet konflikti kabineti izraelit i luftes merr vendimin pergjigje ushtarake iranit
ndizet konflikti kabineti izraelit i luftes merr vendimin pergjigje ushtarake iranit

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit mund të përshkallëzohet në një luftë mes dy vendeve. Kabineti i luftës i Izraelit miratoi përgjigjen ushtarake ndaj sulmit iranian.

Media shtetërore hebraike e bëri të ditur këtë, pa shtuar detaje të mëtejshme.

“Izraeli po planifikon një “përgjigje të rëndësishme” ndaj lëshimit të paprecedentë të dronëve nga territori iranian”, tha një zyrtar i lartë izraelit nga Channel 12 TV.

Irani sulmoi Izraelin me 100 dronë kamikazë dhe raketa balistike.

Mjaft nga mjetet ushtarake ajrore iraniane u kapën nga sistemet amerikane të mbrojtjes në Lindjen e Mesme.

Edhe Jordania njoftoi se kishte shkatërruar disa dronë të nisur nga Teherani me objektiv Izraelin. Por ky vendim i autoriteteve të Amanit mund t’i çojë drejt konfliktit me Teheranin. Irani ka kërcënuar se mund të godasë Jordaninë nëse pengon sulmin ndaj Izraelit. Këtë e raportoi agjencia Fars duke cituar agjencinë shtetërore iraniane Tass.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →