Ndjekje me shpejtësi në brigjet e Spanjës, 2 oficerët vriten pas përplasjes së varkave, arrestohen 8 persona

ndjekje me shpejtesi ne brigjet e spanjes 2 oficeret vriten pas perplasjes se varkave arrestohen 8 persona
ndjekje me shpejtesi ne brigjet e spanjes 2 oficeret vriten pas perplasjes se varkave arrestohen 8 persona

Tetë persona janë arrestuar në Spanjë pasi dy oficerë policie u vranë gjatë një ndjekjeje me varka në brigjet spanjolle.

Miguel Angel Gomez Gonzalez, 39 vjeç dhe David Perez Carracedo, 43 vjeç, vdiqën kur një skaf përplasi varkën e policisë ku ndodheshin ata.

Dy oficerë të tjerë u plagosën, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në portin jugor të Barbate, pranë Cadiz, të premten mbrëma.

Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, kryebashkiaku i Barbate, Miguel Molina, kontaktoi Gardën Civile duke kërkuar ndihmë pasi gjashtë “varka me drogë” u pikasën nga banorët që strehoheshin në portin e qytetit.

Incidenti ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ndezur thirrjet për t’i dhënë policisë më shumë kompetenca për të luftuar trafikantët e drogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →