Bota

Ndjekje në det, varka me emigrantë përplas skafin e Rojes Bregdetare greke, zbardhen detaje

ndjekje ne det varka me emigrante perplas skafin e rojes bregdetare greke zbardhen detaje
ndjekje ne det varka me emigrante perplas skafin e rojes bregdetare greke zbardhen detaje

Një emigrant 39-vjeçar ka ndërruar jetë në një incident të ndodhur pranë brigjeve të ishullit grek, Symi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi kur një gomone me emigrantë e nisur nga brigjet e Turqisë përplasi skafin e Rojes Bregdetare helene.

Sipas njoftimit të bërë nga Roja Bregdetare, në orët e mëngjesit të sotëm, një patrullë e Gardës Bregdetare, e cila po kryente patrullim të planifikuar, ka pikasur një skaf të dyshimtë në zonën detare në veriperëndim të ishullit Symi.

Varka që transportonte emigrantë nuk iu bind udhëzimeve të Kufitarëve grekë dhe ka rritur shpejtësinë për të tentuar arratisjen.

Pas kësaj pasoi një ndjekje nga Roja Bregdetare helene, duke përdorur sinjale zanore dhe vizuale, të cilat varka me emigrantë nuk i respektoi, duke kryer vazhdimisht manovra jashtëzakonisht të rrezikshme dhe duke përplasur skafin e policisë në anën e majtë, pranë pozicionit të kapitenit.

“Për të parandaluar rrezikun e menjëhershëm për PLS dhe ekuipazhin e tij, fillimisht janë qëlluar pa efekte të shtëna paralajmëruese dhe më pas janë gjuajtur të shtëna në shënjestër në drejtim të motorit të jashtëm që synonte imobilizimin e varkës. Pas ndalimit të varkës është kryer kontrolli nga ekuipazhi i PAS, ku është konstatuar se një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur për vdekje, ndoshta nga një top zjarri. 39-vjeçari është transportuar me një tjetër gomone patrulluese në portin e Rodos dhe është transferuar në spital, me qëllim kryerjen e një nekroskopie nga mjekët ligjor të Rodosit”.

Më tej sqarohet se në varkë ndodheshin 14 emigrantë, 5 të mitur, 8 burra dhe 1 grua, ndërsa Rojet Bregdetare arrestuan dy trafikantët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts