Ndjekje si nëpër filma/ Policia italiane arreston 3 shqiptarë, akuzohen për trafik droge! Tentuan t’i shpëtonin prangave…

ndjekje si neper filma policia italiane arreston 3 shqiptare akuzohen per trafik droge tentuan ti shpetonin prangave





































Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Remimi të Italisë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Screenshot_4

Tre të rinjtë me origjinë nga Shqipëria u kapën ditën e djeshme nga forcat e policisë me katër kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Kokaina vlerësohet se ka një vlerë prej 150 mijë eurosh. Policia e Remimi njoftoi se Guarda di Finanza e Rimimit ra në gjurmët e shqiptarëve, kur këta të fundit morën makinë me qira nga një person, që ishte i afërm i një polici në Remimi.

Pasi u njoftuan se shqiptarët dyshoheshin për transport droge, policia i shkoi nga pas tre të rinjve, të cilët tentuan të arratiseshin nga efektivët, por pa sukses.

Njëri prej tyre arriti të largohej në këmbë, duke u strehuar në apartamentin e tij, por policët iu vunë nga pas, hapën derën e apartamentit dhe e arrestuan.

Gjatë kontrolleve policia gjeti në apartament qeset ku ishin mbështjellë 27 pako kokaine me peshë totale 3.7 kilogramë si dhe një thikë, 2 peshore precize dhe materiali për paketimin e dozave.

Nga kontrolli i banesës u zbuluan gjithashtu 5700 euro cash të tre shqiptarëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →