Ndjeni dhimbje stomaku pas konsumit të frutave? Njihuni me shkaqet dhe trajtimin

ndjeni dhimbje stomaku pas konsumit te frutave njihuni me shkaqet dhe trajtimin





































Frutat janĂ« ato Ă«mbĂ«lsira qĂ« mund t’i shijoni pa asnjĂ« ndjenjĂ« faji. MegjithatĂ« disa individĂ« ankohen se pas konsumit tĂ« frutave ndjejnĂ« dhimbje stomaku.

fruta

Shpjegimi më i mirë është ndjeshmëria ndaj fruktozës, llojit më të bollshëm të sheqerit tek frutat.

Po ju njohim mĂ« tepĂ«r rreth simptomave, shkaqeve dhe se si tĂ« mund t’a trajtoni kĂ«tĂ« problem shĂ«ndetsor.

Simptomat e intolerancës ndaj fruktozës
Sipas të dhënave reth 40 % e njerëzve në mbarë botën kanë probleme me tretjen e fruktozës.

Intoleranca ndaj fruktozës, ndodh kur qelizat e zorrëve nuk janë në gjendje të thithin siç duhet fruktozën.

Kur fruktoza arrin në zorrë, ajo ndërvepron me bakteret natyrale dhe mund të shkaktojë disa simptoma si: Dhimbje barku, fryrje, urth, diarre apo gazra.

Këto simptoma zakonisht shfaqen dy orë pas konsumimit të frutave.

Intoleranca e trashëguar ndaj fruktozës
Megjithëse ndajnë simptoma të ngjashme, intoleranca e trashëguar ndaj fruktozës është një çrregullim më serioz që zakonisht zhvillohet në foshnjëri.

Krahas simptomave të lartpërmendura, këta individë mund të përjetojnë edhe të përziera, të vjella dhe rënie të sheqerit në gjak.

Ndërsa efektet e dëmshme në organizëm, përfshijnë dëmtimin e veshkave dhe të mëlçisë.

Vazhdimi i konsumit të ushqimeve që me fruktozë mund të çojë në konvulsione, koma dhe vdekje nga dështimi i mëlçisë dhe veshkave.

Shmangia e fruktozës tek frutat
Nëse keni intolerancë të trashëguar ndaj fruktozës, ka të ngjarë të jeni tashmë të vetëdijshëm për këtë.

Përveç kësaj, njerëzit me këtë gjendje zakonisht zhvillojnë një neveri për frutat dhe lëngjet e tyre, po ashtu edhe për ushqimet e tjera me fruktozë.

Por nëse nuk keni intolerancë të trashëguar, ju mund të konsumoni fruta në varësi të nivelit tuaj të ndjeshmërisë dhe llojeve të frutave.

Kjo sepse jo të gjithë njerëzit reagojnë ndaj fruktozës në të njëjtën mënyrë.

PĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar se sa fruta mund tĂ« konsumoni do t’ju duhet tĂ« bĂ«ni fillimisht disa eksperimente me to pĂ«r tĂ« kuptuar se kĂ« mund tĂ« hani dhe kĂ« jo.

Frutat që përmbajnë më shumë fruktozë janë: Mollët, rrushi, kivi, mango, dardha, kumbullat e thata dhe shalqiri.

Frutat që janë më miqësore janë: Kajsitë, avokado, bananet, manafarrat, boronica, pjepri, qershitë, frutat agrume, nektarinat, pjeshkët, ananasi, kumbullat, mjedrat dhe luleshtrydhet

Këshilla për konsumin e frutave
NĂ«se nuk jeni tĂ« sigurt se cilat nga frutat dhe ushqimet do t’ju shkaktojnĂ« probleme, provoni tĂ« hani nĂ« sasi tĂ« vogla.

Nëse nuk keni simptoma, rrisni gradualisht sasinë që hani.

Mos konsumoni më tepër se një deri në dy fruta në ditë.

Zgjidhni fruta të freskëta ose të ngrira në vend të frutave të thara.

Shoqërojini frutat me ushqime që mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve të fruktozës në zorrë.

Ushqime të tjera që duhen shmangur
Fruktoza nuk gjendet vetëm në fruta por edhe tek perimet dhe mjalti.

Prandaj mund t’ju duhet gjithashtu tĂ« shmangni edhe produktet qĂ« nĂ« pĂ«rbĂ«rje pĂ«rmbajnĂ« fruktozĂ«./ Agroweb

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →