Me numrin nëntë në fanellë, i buzëqeshur dhe gati të zbres në fushë në çdo moment. Armando Broja u prezantua në orët e vona të mbrëmje te Fulham, skuadër që e kërkoi me insistim, madje duke pranuar të paguajnë edhe 4 milionë paund vetëm për 15 ndeshje. Londinezët kërkonin me insistim një qendërsulmues për pjesën e mbetur të sezonit dhe afrimi i Brojës plotëson kërkesat e trajnerit.
I lumtur për këtë aventure të re u shfaq edhe Broja: “Është një ndjesi e mrekullueshme. Jam i lumtur që ndodhem këtu, mezi pres të filloj, të takoj lojtarët dhe trajnerin. Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në Craven Cottage dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin, të krijoj një lidhje të fortë. Jam me të vërtetë i nderuar dhe i emocionuar që ndodhem këtu”, u shpreh Broja për faqen zyrtare të klubit.
Kjo është hera e tretë që Chelsea largon Brojën në formë huazimi, fillimisht kaloi te Vitesse në Holandë më pas te Southampton. Kujtojmë që Broja ka një kontratë me Chelsea deri në 2028. Për ironi të fatit, Broja ka shënuar vetëm një gol këtë sezon me Chelsea, pikërisht kundër Fulham.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co