UEFA ka hapur një hetim për Jude Bellingham, për shkak të gjesteve të tij jo etike pas golit të shënuar kundër Sllovakisë. Për herë të parë, mesfushori i Anglisë ka reaguar në lidhje me këto gjeste, por sigurisht preku edhe emocionet e përjetuara në momentin kur realizoi atë super gol në minutën e 95-të:
“Ai ishte një momentet më të bukura të karrierës time, deri më tani. Kur sheh tabelën që thotë edhe 6 minuta lojë, t’i kupton se mund të jenë 6 minutat e fundit të turneut, është një ndjesi e tmerrshme. Kemi dhënë maksimumin deri në fund, provuam në çdo formë deri në atë moment special. Kritikat? Unë mendoj se në një turne të tillë, kaq të rëndësishëm njerëzit duhet të lënë pas paragjykimet, duhet të bashkohen”, u shpreh ndër të tjera Bellingham.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co