Ndodh edhe kjo/ Parlamenti në Gana pa drita, shkak… nuk kishin paguar faturat

ndodh edhe kjo parlamenti ne gana pa drita shkak nuk kishin paguar faturat
ndodh edhe kjo parlamenti ne gana pa drita shkak nuk kishin paguar faturat

Kompania shtetërore e Energjisë Elektrike e Ganës (ECG) ndërpreu furnizimin me energji elektrike të parlamentit shkaku i borxhit prej 23 milionë cedi ganez (1.66 milion euro).

Ndërprerja ndodhi në kohën kur po mbahej një seancë e veçantë rreth fjalimit të presidentit për gjendjen në vend.

Mediat lokale raportuan se seanca parlamentare vazhdoi pas aktivizimit të gjeneratorit.

Drejtori i komunikimit i kompanisë energjetike, William Boateng i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte përdorur ndërprerjen e energjisë për shkak të refuzimit të Parlamentit për të zbatuar kërkesën për të paguar faturat.

“Energjia elektrike u rivendos më vonë gjatë ditës pasi Parlamenti pagoi 13 milion cedi dhe u zotua për të shlyer borxhin e mbetur brenda një jave”, tha Boateng.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →