Një 57-vjeçar me origjinë nga Sri Lanka është vetëvarur në banesën e tij në periferi të Romës, ndërsa më parë masakroi me thikë partneren e tij, 50-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Grottarossa, në periferi të Romës.
Gruaja ka arritur të dalë nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë, ndërsa kishte plagë të shkaktuara nga thika në duar, fytyrë dhe bark.
Ishin banorë të zonës që kanë ndihmuar 50-vjeçaren, e cila ëhstë transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka gjetur në banesë 57-vjeçarin, i cili është vetëvarur. Dyshohet se ai ka ndërmarrë këtë akt duke menduar se kishte vrarë partneren e tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co