Një grua nga Misuri në SHBA u dënua gabimisht për vrasje dhe kaloi mbi 40 vite prapa hekurave. Por, tashmë dënimi ndaj saj është hedhur poshtë, për shkak se nuk janë gjendur prova bindëse që vërtetojnë fajësinë e saj.
Sandra “Sandy” Hemme, 63 vjeçe, fillimisht është dënuar me burgim të përjetshëm. Kjo, pasi u shpall fajtore për vrasjen e Patricia Jeschke në vitin 1980, një punonjëse biblioteke nga St. Joseph.
Dënimi erdhi pasi Hemme dha deklarata të rreme për problemet e saj të mëparshme të shëndetit mendor. Gjykatësi i qarkut të Livingston, Ryan Horsman, deklaroi të premten e kaluar se ka “prova drejtpërdrejt” që lidhin një oficer policie lokale me vdekjen e Jeschke.
I njëjti oficer, i cili më vonë u përball me burg për një vepër të palidhur dhe që atëherë ka ndërruar jetë, mbetet i paidentifikuar. Horsman ka urdhëruar lirimin e Hemme nga burgu brenda 30 ditëve të ardhshme, nëse prokuroria nuk vendos të rigjykojë çështjen.
Ky vendim u mor pas një seance provash në janar, kur u paraqitën argumente nga ekipi ligjor i Hemme në mbështetje të dëshmisë së saj. Sipas avokatëve të saj nga Projekti Innocence, dënimi i Hemme qëndron si rasti më i gjatë i njohur i dënimit të gabuar të një gruaje në historinë amerikane.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co