Ndotën ujërat e detit, procedohet drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e Portit Vlorë

ndoten ujerat e detit procedohet drejtori i kompanise qe kryen ndertime ne kantierin e portit vlore
ndoten ujerat e detit procedohet drejtori i kompanise qe kryen ndertime ne kantierin e portit vlore

Policia në Vlorë ka proceduar penalisht drejtorin e kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e Portit të Vlorës.

H.M, 31 vjeç u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

“Ndotën ujërat e detit, procedohet penalisht drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e portit të Vlorës.

Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit 🌍, për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik 💧.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →